Me pietet e përkutojnë Nehari Driza, Shoqata e Bjeshkatrëve ”Sharri”

0

      Ka ndërruar jetë  njëri nga  bjeshkatrët e njohur dhe  veprimtar   i shumë aktviteteve  sportive Nehari Driza Inxh. i makinerisë .Nehari Driza ka lindur me 28.01.1955 në Prizren. Shkollimin fillor e të mesëm e kreu ne Prizren. Studijoj në Zagreb dhe Mitrovicë. Baba i tre fëmijëve shembullorë. Ai ishte një nga bjeshkatarët më ikonik të Prizrenit, Kosovës dhe gjithë trevave shqipëtare. Bjeshkatarinë dhe dashurinë për malet e trashëgoi nga babai i vet , Beqir Driza i cili ishte bjeshkatar i njohur. Nehariu ishte anëtar i SHB Sharrit dhe njohës i shkëlqyer i maleve të Sharrit, ku shenjëzoi dhe përshkroi çdo skut të tij. Pushtoi shumë maje në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe vende të tjera. E ngjiti Mont Blanc, Ararat dhe shume maje te tjera. Ishte modest, i qetë, i ndershëm dhe shumë i afërtë me bjeshkatarët e rinjë të cilët prej tij fituan përvojat e para dhe dashurinë për male. Gjithmonë do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje  të rëndë të cilën sot e humbi ndaj së cilës ai nuk u dorëzua, para gjashtë muajve, i sëmuar, me terapi e pushtoi majën e Pashtrikut për nder të Pavarsisë. Pusho në paqë miku ynë i respektuar dhe i dashur NEHARI DRIZA.

Ngushëllime familjes ,anëtarëve të shoqatës dhe gjithë komunitetit bjeshkatar.: kështu e  përkujtojë  Kryesia e  Shoqatës  së  Bjeshkatare “Sharri “ miqtë e të  afërmit e Neharit I cili do të mbahet  gjatë ndërmend  si një njeri I qeshur e plotë  gëzim.”

/qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *