Me pietet sot, përkujtohet komandanti emblematik dhe strategu i çlirimit të Prizrenit komandant Drini.
Pikërisht në ditën e 8 majit të vitit 2000, Prizrenin, që në orët e mëngjesit, e mbuloi një pikëllim i rëndë. Në shtëpinë dykatëshe, rruga atëbotë “Meriman Braha”, dëgjohej vaji i nënës Qamile dhe bashkëshortes Hajrije. Derdhnin lot dhe vajtonin edhe shumë gra tjera, por cfilitja e gruas dhe e nënës ta kujtonin dhimbjen dhe tmerrin që kishte shpërthyer në gjithë hapësirën e asaj familje, Sepse një dorë gjakatare e për fat të keq as sot e kësaj dite e pazbuluar ia shoi jetën njërit nga komandante më emblematik që kishte luftë e lirisë Komandat Drinit, Sot nënë patronatin e kryetarit të Komunës Shaqir Totaj u përkujtua 23 vjetori i vrasjes së komandantit emblematik siç e tha kryetari dhe kjo na bënë të mendojmë se ne kemi amanet që këtë liri të avancojmë edhe më shumë tha Kryetari Totaj. Bashkëshortja Hajrie Rexha, rikujton atë momentet dhe më një shikim gati të përhumbur e mbuluar nga emocionet e thella pohon se sot e kujtojmë me mall dhe shumë u bën plotë 23 vite ende ne nuk e dimë se kush ishte ajo dorë , por dyshimet i ke i te Serbia se ata dinë të vrasin çlirimtar siç ishte komandat Drini e bashkëshorti imë dhe pastaj vazhdon. Kurse i vëllai Ruzhdiu me shpirt të lënduar se kaq shumë kohë shkoi e ende nuk u zbulua kjo vrasje, Por ai tha se edhe Zoti nënës Qamile po i zgjat jetën sepse po do që edhe ajo ta mësojë se kush ia vrau birin e zemrës, nënë e malli i familjes tonë është i pafund pohon ai dhe pastaj rikujton se puna e gjykatave duhet të jetë pak më agile Insere Sot në përkujtim pos kryetarit të komunës dhe stafit ekzekutiv të tij , familjes ishin edhe shumë bashkëluftëtar në varrezat e dëshmorëve në Landovicë për homazhe