Me pietet të rrallë u përkujtua  gjenereal Esat Krasniqi me rastin e 5- Vjetorit të vdekjes

/Foto arkivore nga Fb/    

Sot,me rastin e 5 -Vjetorit të ikjes në amshim të gjeneral Esat Krasniqi, OVL dega në Prizren  dhe  ish shokët e luftës e përkujtuan veprën madhore të gjeneralit. Isa Berisha në emër të  OVL tha se sot me   respekt dhe krenari të thellë, kujtojmë pesëvjetorin e ndarjes nga kjo botë të ikonës së kombit, patriotit të palëkundur, mësuesit të përkushtuar, eprorit dhe komandantit të lavdishëm Esat Krasniqi . Figura e tij mbetet e gjallë në kujtesën tonë si simbol i guximit, urtësisë dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Vepra dhe rruga e tij janë udhërrëfyes për brezat që vijnë.  Hajrim Çengaj,duke folur për figurën markante të  gjeneralit  edhe njëherë  rikujtoi luftën e Koshares. Dhe  trimërinë  e gjeneralit, Prandaj ai tha se  përkujtimin  për Gjeneralin Esat Krasniqin duhet ta bëjnë institucionet shtetërore. Kurse  ate që s’kam mund të lexojë  në libra e gazeta e kam mësu  nga encuklopedia e gjallë që ishte  gjeneral Krasniqi tha ai

Kurse  evokime me këtë rast ka evokuar edhe komandant Nehat Basha, duke rikujtuar takimet e tija  në  Gjermani dhe angazhimet e atjeshme  për  luftën në Kosovë,

Së fundi i biri i Esat Krasniqit falenderoi  gjitë të pranishmit./QendraPress/