Me pietet u përkujtua gazetari Myrfet Shasivari nga Shoqata e Gazetareve prizrenas.
Paditën e të mërkurës në holin e ‘’Odës së Prizrenit’’, u përkujtua me një tubim përkujtimor gazetari i përkushtuar Myrfet Shasivari. Pos familjarëve dhe gazetarëve të Prizrenit në këtë tubim përkujtimor ishin edhe poete e poet të Prizrenit personalitet ë politikës dhe zejtarë të këtij qyteti Në mes tjerash u tha se Myrefeti ishte dhe do të kujtohet si mik e gazetar profesional dhe mbi të gjitha i urtë e i edukuar Biografinë e e lexoi Qazim Thaçi i cili tha se . Myrfet Shasivari u lind me 4 maj të viti 1955 në fshatin Billushë të Prizrenit. Shkollën fillore e keru në vendlindje, Billushë dhe – Hoq e Qytetit, në vitin 1970. Kurse shkollën normale (D.Tucoviq) e ka përfundua në Prizren ne vitin 1975. Pas shkollës normale ka punuar si mësimdhënës ne shkollën fillore Billushës: ‘’Muharrem Bekteshi’’. Pastaj , fillon studimet ne fakultetin filozofik dega gjuhe shqipe ne vitin 1975 në Prishtine. Dimplomon ne qershor te vitit 1979, te prof. Dr G.Zajmit. Pas studimeve, ne qershor te vitit 1981 fillon punën si gazetar ne radio televizionin e Prishtinës (program informativ politik). Kohe pas kohe është marre me shkrime te publikuar ne gazetën :’’ZERI,’’,’’ RILINDJA’’, ‘’FJALA’’
Për aktivitete politike , gjate demonstratave te mëdha studentore largohet nga puna , ne vitin 1982 arrestohet e mbahet ne burgun e Prizrenit . Ne vitin 1989 themelohet LDK-ja, ishte aktiv edhe degën e Prizrenit. Gjatë dhe pas mbarimit te luftës në Kosovë ka punuar si gazetar ne gazetën ‘’Bota Sot.
Kurse evokime nga veprimtarinë e gazetarit Shasivari ka rikujtuar Berat Batiu botues i shtëpisë botuese ‘’Fidani’’.Ai ka rikujtuar momente të shumta të punën e përbashkët që kishin bërë. Ai tha se Myrfeti ishte i përkushtuar si gazetar e mbi të gjithë ishe shok e mik i rrallë.
Kurse Prof. Qazim Morina ka ndarë shumë kujtime në pumën tij si gazetar që i kanë pasur bashkë. Ai ka folur për një profesionist të madh të shkrimit dhe një njeriu që donte muzikën klasike e veçanërisht kitarën. Kurse kujtime ndau edhe Osman Goranci. Mirëpo ishte emocionuese letra e djalit të Myrfetit ,Florentit i cili tash jeton në Luksemburg e cila ne vete kishte një figurë ndryshe të Myrfetit duke e përshkruar jo vetëm si prind , pos si intelektual muzikdashës e punëtorë i rrallë i kopshtit ët tij. Kjo letër ishte caktuar të lexohej nga Malbora Krajku, po ajo tejet mase e emocionuar nuk arriti ta lexojë dhe të gjithë të pranishmit i përloti.
Derisa Sherife Thaçi bashkëshortja e Rasim Thaçit ish gazetar në ‘’Bota sot’’ foli me emocione për këtë vdekje dhe falënderoi që nuk po harrohen gazetarë siç ishte Myrfeti.
Pos shkrimeve ai Shasivari, e shkruante ai e kishte pasion edhe muzikën dhe e ka dashur shumë kitarën. Mirfeti si shok ishte i sjellshëm i urtë he i tërhequr më shumë në vetvete. Ai ka pasur një humor të hollë dhe me plotë sharm diti ta kultivojë tek shokët e tij. Vdekja e tij na ka tronditur sepse në kohët fundit ai u tërhoq më tepër në jetën e tij familjare. Ai rriti edukoi fëmijët e tij. Si mik e adhurues i fjalës së shkruar do të rikujtohet gjithmonë. Ndërroi jetë më 16 gusht te vitit 2024 dhe u varros me nderime në vendlindjen tij .I lehtë i qoftë dheu i Kosovës Myrfetit. Së fundi ia nda edhe një mirënjohje pas vdekjes për punën dhe angazhimin e tij në gazetar dhe pasi ishte një mandat kryetar i Shoqtës së Gazetarëve të Prizrenit./www.QendraPress.com/