Me pikëllim ndahet lajmi për ndarjen nga jeta të Shefit të ndërrimit në Njësinë e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Malishevë, z. Liman Sertolli

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sertolli, kolegëve të Njësisë së Zjarrfikësve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Limani, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, dha kontribut të madh në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjen e jetës së tyre. Vepra e tij dhe kujtimi për të, do të mbeten gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me respekt,
Ekrem Kastrati
Kryetar i Komunës së Malishevës