Me pikëllim njoftohet për vdekjen e prof, Tasim KUKULI
Drejtori i shkollës ‘’Ardhmëria’’ në Landovicë, Besnik Berisha,përmes postës elektronike tashmë ka bërë me dije se ka vdekur veterani i arsimit prof Tasim Kukuli. Ai shkruan ‘’Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit z. Tasim Kukuli.
Në emër të drejtorisë dhe të kolegtivit të shkollës ju shprehim ngushëllime gjithë familjes Kukuli.
Ishte nder për ne, që punuam me ju arsimtari Tasim, ndërsa juve Zoti ju bëftë njërin prej banorëve të xhenetit.
Të kujtojmë kolektivi i SHFMU ” Ardhmëria”.në Landovicë. Prof Kukuli për një kohë të gjatë ka punuar në Piranë e më vonë është kthyer në Landovicë prej ku edhe pensionohet, Nxënësit e tij flasim me pietet si njohës i matematikës dhe i dashur. Kurse ish drejtori dhe bashkëpunëtori i tij Islam Thaçi me dhembje evokon shumë kujtime nga bashkëpunimi që kanë pasur në arsim dhe veçanërisht edhe në sindikatën arsimore, ku ai ishte për vite të tëra kryetar i Sindikatës së shkollës së Landovicës./qendrapress.com/