Me poeten: Bardha Alimeta
Iku dhe kjo vjeshtë ,mos qaj.
………………………..
Po bien gjethet..
Po veniten nga shkëlqimi i tyre
Era i hedh sa andej ketej
Pa e ditur se ku përfundojnë
Po shkon kjo vjeshtë
Ashtu si shumë të tjera
Dimri, përgatitet të vijë
Po iken edhe kjo vjeshtë
Qe shpirtin ma mbush plot trishtim
Teë florinjtën e saj mè nuk do ta shoh
Po magjinë e saj nuk kam për ta harruar
Po ikën dhe kjo vjeshtë që aq shumë e dua
Po bien gjethet..era frynë me tërbim
Nga xhami vështroj shiun plot mall.
Po bien gjethe,ranë,shiu i shplane
Balta i përbalte..era i vervit ..
E jeta vazhdon ciklin e saj
si çdo ditë,
Pa ty pranë…
koha iken
Shiu pushon..
dielli lind ..perendon
Kujtimet mbesin të paprekshme
Dashuritë ,njerëzit vdesin.
Po bien gjethet..si në çdo vjeshtë
Era i poshtëron…
shiu i lag .
.toka i fsheh në thellësi të saj….
Iku dhe kjo vjeshtë, mos qaj.
Po frynë erë… ndjej aromën e saj në ikje
Tek largohet
E mplakur ,për tu rilindur pas një kohë tjetër..
Bardha Alimeta Nentor2018 .