JETË,KU JE?

———————

Në kërkim të jetës time, në ditët e lagura

gjeta qumështin që zbardhi ditët e mia.

Nëse pyetjet shkuan në lumin pranë shtëpisë sime,

braktisja qau pranë një qeni që kërkonte të zotin,

duke u sfilitur derisa bëri gropën e tij me rërën e gërmuar që fundosej.

Ende dëgjohet ulërima që prek shtëpinë e Zotave .

U habita nga korbat që fluturonin mbi kryet tona me krra-të e tyre që tejshponin qiellin.

Larg, shumë larg çante lartësitë një shqiponjë derisa ajri rrallohej e korbat plandoseshin në mendime shqiponjash…

Ja atje tej më përshëndeste oxhaku me tymin e vdekur.

Një shkëndijë më tundi shpresën e pafjalë.

Ne cakun e sê vërtetës

një libër vajtonte te zotin e arratisur në amshim.

Iluzione që ikin, ikin e vijnë

e rrozgat e lumenjve përmbytin male e fusha

Oh ,jetê !

Ku je?

Ku u arratise duke marrê ajrin qe ndali kohên;

dhe trupa, trupa që nuk jetuan…

/www.QendraPress.com/