Me poeten :Fatime KALIMASHI

0

DO TË PENDOHESH

Zërin mos e ngrit

Sikur ujk mos ulëro

Zërit tënd nuk ia kam friken

As në mal për ty s’jetoj

Mos u bën dhelpër dinake

As si gjarpër i helmuar

Po u bëre i djallëzuar

Çdo gjë ke për ta paguar

Sa më shumë që ulëron

Gjuhën ke për ta kafshuar

S’të kam frikë nga brirët tua

Se një ditë ke për t’u penduar

FK

MALLI PËR TY

Sa më mori malli sot

Të të kisha në përqafim

Të t’i ledhatoja faqet tua

Butësisht të të prekja me duar

Sa më mori malli për ty

T’i puth dy sytë e tu të shkruar

T’i bashkojmë gishta e duar

Të qëndrojmë gjatë të përqafuar

Ah! Sa më mori malli fort

Të të shoh të ta them një fjalë

Sa shumë më mungon o Zot

Se të dua shumë më shumë si më parë

FK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *