E DASHUR NËNË

Nëna ime e bukur

Me ato rrudha në fytyrë

Që tregojnë jetën e vështirë

Fal teje sot jemi në rrugë të mirë

Ti e çmuara jetës sime

Drita syve të mi të përmallshëm

Brengën dhe hidhërimin e jetës

Gjithmonë m’i ktheve në lumturi

Ti dielli im që botën rrezaton

Ti që rrahjet e zemrës m’i dëgjon

Ti hëna ime qiellit i jep dritë

Ti bukuria ime që nuri të shndritë

Ti legjendë e gjallë oj nënë

E bukura ime heroinë pa shoqe

Shpirti yt i mbushur plot me mirësi

Dashuria jote më jep lumturi

Ti ilaçi i çdo dhimbje

Shërim i plagëve të mia

Ti më mësove rrugët e jetës

Më tregove si fitohet liria

Ti je mbretëresha ime

E sëcilës ëndërr për mua

Nga toka deri në qiell e tillë je

Se ti je vet gjithësia

FK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *