Me poeten; Lola Musliaj AGAJ
JE TI
Në mes meje
e marrëzisë
je ti,
strehëz e stinëve
të zemrës teme,
mallkueshmënisht më fton
në melankoli
t’ asaj që ishte
e me kohën mâ tepër zbehet…
E pra ik,
ik dikund larg,
as gjurmë mos len,
as hijerândë në prag,
as aromë nëpër ajër,
as shije mbi lëkurë,
as gishta nëpër plagë,
as prekje mbi buzë.
Në mes meje
e marrëzisë
je ti,
strehëz
e mbushun melankoli,
mos më përmbyt,
ik dikund,
në marrëzinë tânde
kjaj e qesh pa mu ! ….