ME POETEN :MANUSHAQE HOXHA LAÇI

0

Forca e një burri

Mund ta masësh forcën e një burri dhe nga larg

t’i masësh butësinë mundesh në çdo ditë e stinë.

Pa nevojën e një peshoreje elektronike a metri të gjatë

por me fjalë shpirti që të mbushin zemrën me dashuri.

Forca e një burri nuk matet me peshën që zotëron

apo me dollarët që mund të sjellë netëve në shtëpi.

Madhështia me vlerën e bukurinë e vërtetë qëndron

në buzëqeshjet që të dhuron në trup, buzë e sy.

Nuk ka lidhje me thinjat a vitet në të cilat ka udhëtuar

as me numrin e vendeve në botë ku ka shëtitur.

Forca reale matet me dashurinë e kujdesin e dhuruar

me numrin e rrahjeve të zemrës kur është duke e pritur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *