Me poeten; Prenda Sejdia
FRYMËMARRJE TË BRISHTA
—————————————
Përhumbet mendimi në skutat e ndërdijes
Ky hov shpërthyes si ëndje e trazuar
Iluzionet ringjallen drejt portave të ikjes
Ngjyrat venitur e muzgjet errësuar
Me skena mashtrimi lozin teatrin e mendjes
Dallga e tërbuar kërcënon dimër të egër
Ankoruar vitet ndër brigje të zhgënjimit
Dekadat gjarpërojnë në thellësi të mendimit
Damkosur e vërteta stërkala ikin sheshit
Fjala ngel jetime dhimbja ngjyrosur
Maskilizmi e egoizmi të vërtetën gjunjëzuar
Kur e drejta ndjehet e viktimizuar
Si llavë flakëruar pengu i pazareve
Mbërthyer vështrimet e ambicjet ngashënjyer
Dhimbjen gozhduar nga bishat qëndistare
Frymëmarrje të brishta me shpresa përthyer
Po shkelqen kaq shumë kjo madhështi e zisë
Ju qakej pishtarë hirësish me flakë djallëzish