Me poeten; Prenda Sejdia – PËR TY POET FRYMËZUES ( ditelindja Gëzim Ajgeraj )
PËR TY POET FRYMËZUES
(Gëzuar ditelindja Gëzim Ajgeraj )
———————————————-
Për njeriun e punës është bukur të krijosh
Në raste të veçanta sa bukur të urosh
Vitet bëjnë udhëtimin pak çaste sonte të ndalosh
Të urojmë ditelindjen gëzuar qofsh përherë
Nga zemra del urimi gëzuar dhe 100 tjera
Më këndshëm se sot festofsh miku ynë Gëzim Ajgeraj
Ju dëshmoni njerëzishëm mirësinë dhuruar
Humanizmin tënd nuk e tjeterson asgjë
Mirësjellja njerëzore tek ju është kultivuar
Në këtë natë gushti bashkë-udhëtare me hënën
Ai përqafim munguar a të festofsh me nënën
Telefonata pafund urimi a të dëgjojë zënë
Koha ecën këndshëm si qielli n’kthjellësi
Gëzimin e mbledhur shprehim me doza miqësie
Edhe plot 💯 tjera i urojmë për ty
Në finesë të kohërave fjalën po len gdhendur
Në pentagrame të jetës me ngjyra qendisur
Çdo miku a njeriu pranë iu ke gjendur
Yje e qiej përqark janë krejt shkëndija
Me mijëra vërshojnë urimet e mia
Me shpirt të uron miku apo mikja
Për ty poet frymëzues në alpe na shpie mendimi
Ide tua mbështjellë me gëzof civilizimi
Në mesin e miqësisë margaritarë shkelqimi
Nga zemra del urimi gëzuar dhe 100 tjera
Sikur sot festofsh gjithmonë
Miku ynë Gëzim Ajgeraj