Me poeten :Sevëme FETIQI
PO VDES NË HESHTJE
—————————————
-Foshnjeve dhe fëmijëve të pafajshëm
që vrahen për çdo ditë në Gazë
Nuk e di çka me thënê
sepse ende nuk fillova të flasë
vetëm po pyetem
a mund të jemi ne
ujqër mizor që prenë e tyre
e vrajnë pastaj e hajnë
apo ujqër në mes të hienave
që prenë e tyre të gjallë e hajnë
vetëm e di që ujku
kur të ngritet në këmbë
nuk e njeh kurthën e gjuetarit
e as dhembjen e vet
Po qajmë në errësirën e natës
a ēshtë mëngjesi afër nuk e dijmë
a e shohim dritën e tij as atë nuk e dijmë
unë kur linda fillova të besoj në DASHURI
kuptova ndarja nga jeta
nuk qenka kurthë e tradhëtisë
qenka sprovë e perëndisë
po iku në heshtje nga kjo botë
me plagë më të rënda se trupi im
pa e thënë asnjë fjalë.
/www.QendraPress.com/