AJO ISH…!

———————

Një vello rrezëllore e purpurt

Ja fshihte asaj bukurinë përrallore…,

Ajo ish vello me pluhur prej yjesh

Dhe grimca hëne argjendore !

Kur mëngjesi vinte pak me përtesë,

Rrezja, e para e diellit mbi të binte..,

Mbi flokët e artë, ndriste një pikë vesë.

Dita e re , e bardhë kuptim mirrte !

Ajo fliste me qetësi , me ngadalë ,

Sa dukej se herë, herë zëri i këputej..,

Timbri vokalit saj, si e detit valë

Buzëqeshja, si dielli kur në horizont ulej !

Ajo kish marrë disa plagë në jetë

Por askujt si qahej e nuk i tregonte…,

Përpiqej , pëlqente t’i mjekonte vetē

Dhe zoti e mëshironte, e bekonte !

Ajo ish e zonja t’i bënte njerëzit për vete

Me mirësinë, ëmbëlsinë e saj gati fëminore…,

Dhe kurrë nuk mendonte, nuk lakmonte atë,

që fati dikujt tjetër ja kish falur prore !

Ndodhte shpesh që edhe e lëndonin

Atëherë ajo vajzë mbyllej në vetvete ,

Për të ish e huaj ndjenja e hakmarrjes

Këtë instikt të lig ajo e kish flakur në dete !

Ajo e mira kish një shpirt engjëllor ,

të kulluar të pastër, qelibar, …,

Ishte pasuria që Natyra i ksh dhuruar

Ku zanat e maleve krihnin flokët e gjatë !

Kur dikush përpiqej ta xhelozonte

Për zgjuarsi, pasuri dhe suksese..,

Ajo e dëgjonte me durim atë tjetrin që rrëfente

Shndriste si engjëll.dhe vetëm buzëqeshte !

Mblidhte pikë, pikë lotët e dhimbjes,

me to ngushëllonte të nesërmen…,

Zhgënjimet e shumta e kishin bërë

si thërmi.

Por ajo dinte të bënte,..

Ajo, vetëm qeshte !

Me mënçuri dhe urtësinë e saj, kthente dobësinë në urë kalimi…,

Ndodhte në jetë jo çdo gjë i shkonte vaj

Ajo ishte simbol i qëndrueshmërisë së përjetshme, ajo kishte një shpirt të pastēr , kristal.

/www.QendraPress.com/