Me poeten:Blerta BASHA
NJE YLBER NË PAROS
———————————
Sa herë bie shi,
Këtu në ishull ku jetoj del një ylber.
Më ngjan si çudi,
Fillimin e ka te e imja derë.
Hapet qiellit urë,
Dhe ikën e humbet larg.
Kur fillon e bie shi,
Nuk mungon kurrë i tij art.
Është fëmijëria ime,
Që ndonëse nuk ka gojë.
Ikën qiellit me ngjyrime,
Dhe vjen që të më takojë…
Qiellit fluturon,
Nga fshati,
Që askush mos ta pengojë!
/www.QendraPress.com/