Me poeten;Mimoza Deliaj Cerani- Rikthimi
Rikthimi
Po nisem si dikur
Në rrugën e dijes
Buzagaz e plot hare
Si zogjet shtegtarë
Po nisim një jetë të re .
Sot jeta po merr një kuptim të ri
Të hareshme duken prindër, mësues dhe fëmijë teksa urojnë njëri tjetrin për fillimin e vitit të ri.
Viti i ri shkollor i pritur me padurim,
Primdër, mësues dhe nxënës
po i fton në rikthim.
Rikthehemi aty ku padashur ndaluam.
Më lutje dhe dëshira për mbarësi në rrugëtim…
Të behemi të guximshëm në këtë rikthim.
Të rikthejmë gjithçka nga kohë e munguar
Të mos lodhemi kurrë dijen duke kërkuar.
Është e shejtë shkolla,libri dhe dituria…
Ndaj të nisim hapin sot
Në këtë ditë të re
Për të mos u ndalur as në stuhi
Së ne mund t’ja dalim edhe në pandemi.
Mjafton, vullneti,guxim dhe kujdesi për shëndetin
Dhe jeta do të marrë kuptim
Kur në rrugën e dijës kemi rikthim.