Me poeten;Mimoza Gjetaj
VALËVE TË SHPRESËS
Erdha ta marrë çelësin e dashurisë
Te porta e kullës së shpirtit tënd
Vargjet magjike rridhnin lirshëm
Shkruar nga një pendë e hollë
Me nota shpirti për ne të dy…
Tingujt e zemrës kërkojnë qetësinë
Ndjehem përmalluar për një shikim
Që të bie mes nesh si një shi puthjesh
Dhe heshtja memece të laget përballë meje…
Si një libër i hapur flas kohës së heshtur
Reflektimi yt imagjinar mall i fshehur
Madhështia e kohës më rrëmben tinëz
Duke më ledhatuar mes vargjeve
Ndjehem se me sjell te ti
Te vargu yt ..
Duke sjellë dallgë në mendimet tua.
Ëndrra me puthjet magjike
Dhe kolona zanore e fjalëve tua
Kthejnë te unë shpresën…
Shpirti im kërkon të hapë portat e qetësisë
Që i ka mbyllur largësia dhe mungesa jote
Dëshira për të qenë pranë teje
I është bërë shpirt e dritë valëve të shpresës…
Zëri yt i ëmbël ardhur nga një hapësirë
Vazhdon të mbetet jehonë e shpirtit
Me heshtjen memece pajtohem
Por s’i nënshtrohem durimit të saj…
Ndaj, pres të më bëjë dritë shtegut
Ëmbëlsia e buzëqeshjeve tua si drita…