Me poeten:Mimoza Gjetaj- SOT NJË VIT PA TY BABË

0

SOT NJË VIT PA TY BABË
Mbrëmë erdha ….
Aty ku filluan dhe u fikën ëndërrimet…
Aty ku më përkëdhelje ëmbël si një foshnje…
Mbrëmë erdha te pragu që më prisje
ku lamtumirën s’ta thash dot ..
se isha peng i shpresës se do të kthehem…
Mbrëmë erdha …
Një pjesë e shpirtit më rënkon
Thonë që koha plagën shëron
Sot një vit pa ty babë
Ti ke bërë strehë në altarin e shpirti tim
Ku me zërin tënd më flet një engjëll
Mos u mërzitë bijë
Jam gjallë kujtimeve tua pambarim
Mëngjes e mbrëmje jemi bashkë si dikur
O8/09/ 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *