Me poeten;Prenda Sejdia – BUGJON E THAÇ
BUGJON E THAÇ
Jem malsorë banorë ndër brigje
Ndër shekuj mbrojtën vatanin
Perlë e rrallë malësi kreshnike
Trashëgove traditën mikpritjen e
shqiptarit
Besa mikpritja e trimëria
Këto virtyte në ty u mishëruan
I pate dhe ke bujari e besë
Për fjalën e mikun malësori vdes
Klima në ato anë malore kontinentale
Malësorë shpirt të pasur e zemër bujare
Jeni flori ndër trojet shqiptare
Njerëz të pa epur këta malësorë
U rritën e luftuan me pushkën në dorë
Shpesh sulmuan armiqt qëllimi ngeli mangët
Largoheshin me turp nga sytë këmbët
Mendjen e zgjuar zemrën e fortë kallkan
Vetëm para ka ecur bugjonas e thaçjanë
Me djem e burra që pati bugjoni e thaqi
Lum bëri fisi ndriçuar ka bajraku
Me djem sokola e trima si zana
Syrin shqiponjë viganë i lindi nana
Ndër krahina mbrojte egzistencën shekullore
Jeni krenari e tokës arbërore
Bugjon e Thaç
Edhe në kupën e qiellit gjendet e shkruar
Toka ku ju shkelni ju qoftë e bekuar