Fajet i ka hana

————————

I ka fajet hana,
-I ka, -po patjetër..
Hana…
që s’na bëri,
që të hapim zemrën..
Hana që s’na dehu
e s’na ndezi tepër..
Hana..
që s’na zgjoi
dëshirën e çmendur..
Hana..
ah hana… mëkatare
e shpirtrave të djegur..
——————-
A ishe ti…?

——————–

A ishe ti ajo pikë loti..
Që më djeg qëmoti..
E pamjen ma merr..
Ditën ma ban terr..?
A ishe ti ajo vetëtimë…
Më there në zemër..
Veç me një vështrim..?
A ishe ti ajo dashuri..
Lulëzon e jeton..
Muzë për poezi..?
A ishe ti ajo rreze hane..
Zemrën shkrumb ma bane..
Shtathedhur si zanë..
A thu diell e han’
Ke për bab e nanë..?
A ishe ti ajo pikë vesë..
Që shkrihesh nga diell..
E bukur hyjneshë..
E zbritur nga qielli..?
A ishe ti zjarr..
Që shpirtin ma kall..
Apo je një engjëll..
Që vjen më ringjall..?

/www.QendraPress.com/