KOSOVË

Lulëkuqet  tokën t’a hieshojnë,

Burrat trima, emrin ta nderojnë!

Malet,kodrat e fushat,Ty të zbukurojnë,

Kosovë vendi im, Atdheu im.

Vuajtjet tua janë shekullore,

Aq shumë të lakmuan gjakatarët

Të ndanë, e coptuan,Por kurr nuk të robëruan!

Djemtë dhe vajzat më të mira,

Për Ty u flijuan, ranë peë mos me vdek,

Vetëm ty Kosovë, mos të shohin të shkret!

Kosovë djep  I Shqiptarisë, trashëgimtare e Dardanisë,

Në ty u linda, u rrita,në ty ndjehem I mbushur

Fjalën Nënë, Babë  ,atdhe, në ty e mësova

Kosova ime e dashur, për ty edhe fëmijve u tregova

Toka jote  është e ujitur me gjakun e bijëve tu !

Në dheun tëndë, pushojnë shumë dëshmorë e martirë

Vetëm ty, nënat t’i falen djemtë, fëmijët  baballarët e tyre !!

Kosovë më bënë të ndihem krenar,

Vetëm në tokën tënde ndihem Shqiptar

Gjithmonë, brez pas brezi, këtu do të jetojë,

Nuk të  lë Kosovë, bukurit tua të tjerët t’i gëzojnë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *