Me poetin:Nysret DURMISHI
EJANI…
Eh sikur të ishe një zog,
Në qiellin gri të fluturoje lartë.
Në lartësitë qiellore,
Rrezet e diellit ku të pervëlojnë.
Të fluturoje drejt atdheut tënd të dashur
Fshatin tënd,te lënë në plaka e pleq
Shtëpin tënde, të ndërtuar me qerpiq
T’i shohësh arat djerrina.e livadhet ledina
Eh sikur te ishe zog e të fluturoje
Lejlekun tënd te dashur ta shiqoje
Pa frike pi uj ndër ato kroje
Pi ujë nga burimi,
Ku dikur vasha këndonte këngë për trimin
Të ulesh në shkëmbinj,
Erën e pavdekshme te vendlindjes tënde
për të nuhatur.
Atdheu yt qëndron i pa luhatur.
Të fluturoje nëpër të gjitha këto kodra,
lumenj dhe lugina,
Gjithë bukuritë e tokës sate të lirohen nga malli për ty
Kjo tokë ju kerkon, për ju rënkon
Vendi juaj ka nevoj per zhurme te femijve tuaj
Krojet tuaja kan nevoj per bukurin e vashave
Për djemt capkën rreth kroit të rrinë
Ejani,vendin e shkretë mos e leni
Ku do që te jeni, më mir se ketu
Askund s’do të gjeni!