Me poetin:Nysret Durmishi ATDHEU IM

0

ATDHEU IM

 Atdheu im tokë e dashur,

ku për herë të parë pashë diellin

dhe ku unë njoha Zotin;

Ku edhe lutjet i mësova

në gjuhën time amtare.

Atdheu im me fshatrat dhe qytetet,

Lumenjtë, pyjet, livadhe e lule,

ku bilbilat këndojnë

këngët e tyre të ëmbla të shpresës.

Atdheu im , lavdia e etërve tanë,

Shpata e Skender Beut

 simbol kombëtar,

Shpirt kalorës, fisnik dhe trim,

humbje të hidhura dhe fitore të mëdha.

 Atdheu im , fusha të gjelbërta të qeta

për shekuj të shkelur nga ushtritë armiqësore,

tuma varresh dhe varre të trishtuara

që kanë mbuluar mbrojtësit tanë të lirisë.

Atdheu im – fryma heroike e popullit Shqiptar

që për mrekulli jeton mes urtisë dhe krenarisë;

E mat dhembjen me krisma pushke

E mat mallin me këngë kurbeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *