MI RRËFE ËNDRRAT

——————————-

Vendi im i bukur,më i dashuri atdhe,

Dhembjet e trazuara,ti mua mi rrëfe.

Për bukën e kripën,për vajin e dritën,

Lotët e nënave,që në varfëri na rritën.

Për kohën e zezë nëpër shtigje t´gjata,

Kur vëzhgonte dita,si ikën territ nata.

Vdekja të kafshonte,nga çasti në çast,

Kush mbeti i gjallë,ish vetëm një rast.

Për vdekjet e rënda,me plagë të thellë,

Të fshira pa gjurmë,sikur ujtë në diell.

Shërim nuk gjete ti,as në ditët e lirisë,

Të sfilit përmasa e ikjeve të djalërisë.

Mi rrëfe ëndrrat,të mbushura farmak,

Të fiken orëve,dhe të shuhen në prag.

Mbi ty fjalë helmi,po hedhin ca dobiç,

Rrezik i madh të tillët,të bëhen armiq.

/www.QendraPress.com/