SHPIRTKA IME

———————-

Dua që midis meje dhe teje

Të mos mbetet asgjë e mjegulluar

Asgjë e palexuar

Aty ku është drita e fjalës

Aty ku është syri i këngës

Kam dëshirë

Të hysh në këtë këngë

Siç hyn Blerimi në lule

Si gonxhe e Bulëzuar

Me aromë

Me ngjyra të Blerta

O shpirtka ime

Kush më mirë se ti

E ruan të pashuar dritën

Që e lindi këtë dashuri

Që e përjetëson këtë këngë

Bashkë me yllin shtigjeve me ty.

3 shkurt 2024

/www.QendraPress.com/