Me rastin e 15 vjetorit të vdekjes të Kryetarit të par të Ballit Kombëtar në Prizren.-Prof: ZENEL XHEMAL KABASHI- Shkruan; Bedri E. Çejku: Kryetar i Ballit Kombëtar Prizren

0

Sot ,bëhen 15 vjet pa VETERANIN e Ballit Kombëtar Prof: ZENEL XHEMAL KABASHI 20 Gusht 2006 20 Gusht 2021.

Nacionalizmi i familjes KABASHI, ashtu si shumë familje të tjera të Prizrenit, buroi e u frymëzua në mbrojtje të tokës shqiptare që nga luftërat për mbrojtjen e Nishit e të Sanxhakut, qëkurse, prej luftërave ballkanike tokat shqiptare u përvëluan përsëri nga ushtritë serbosllave. Bijtë e Bijat e kësaj familje pasardhës të Rrust KABASHIT, vazhdimisht u radhitën tek ato që i dolën zot truallit arbëror, duke i besuar ardhmërisë punuan për ribërjen e shtetit kombëtar të SHQIPERIS ETNIKE.

BIOGRAFIJA JETA DHE VEPRIMTARIA:

Prof: ZENEL XHEMAL KABASHI u lind me 15 prill 1932 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu ne liceun “Gjon Buzuku”në Prizren, për ta vazhduar Normalen në Gjakovë.

Në vitin 1961 diplomon pranë fakultetit të Shkencave të Matematikës në Shkup, dega Biokimi.

Në vitin: 1949 mbaron Normalen në Gjakovë ku njëherësh përgjatë studimeve ishte pjesmarës në aktivitete politike të partisë Nacional Demokratike Shqipetare NDSH, parti nacionaliste e vetme që ishte aktive në ilegalitet në atë kohe.

Ka punuar si mësimdhënës për një periudhë shumë të shkurtë kohore, rreth 6 muaj ngase u ndalua nga regjimi i asaj kohe, deri me 21 shkurt te vitit: 1950 ku u ndalua dhe u hudh jashtë shkollës dhunshëm i prangosur deri sa ishte duke dhëne mësim para syve të nxënësve, si person jo i dëshiruar për regjimin e dhunshëm të asaj kohe.

Po atë vit me 1950, arrestohet.

Pasi kalon një vit të tërë në paraburgim pranë hetuesisë në burgun e Prizrenit, pas gjykimit të mbajtur në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohet me 7 vjet burgim të rëndë, kohën më të madhe të burgimit e vuan në burgun e Nishit.

Pas vuajtjes së dënimit, 7-vjete e tre ditë, ai lirohet në vitin 1957 dhe kthehet në Prizren pa asnjë të drejtë civile, dhe për dy vite radhazi për shkake te gjendjeje së vështirë ekonomike është detyruar të punon si punëtorë fizik me punë të rënda.

Më vonë bënë kërkesë gjoja se do të shpërngulet nga Republika e Maqedonisë – në Turqi dhe e shfrytëzon rastin që në Republikën e Maqedonisë, në qytetin e Shkup-it të regjistrohet në Fakultetin e Shkencave të Matematikës – dega Biologji.

Në vitin: 1961 diplomon pranë fakultetit të Shencave të Matematikës në Shkup, dega Biokimi dhe pas kthimit arrinë të punësohet në shkollën Normale te Pizrenit.

Megjithëse i përcjellur dhe përndjekur profesor Zenel Kabashi sërish në periudhën pas 6 muajsh ligjerimi largohet perseri nga mesimedhenia si person i papërshtatshëm si nacionalist të cilit duhet ti ndalohet mësimedhënia për gjeneratat e reja për shkak të aktivitetit të tij politik nacional, ashtu qe ai sipas mundësive me qenë se kishte mbaruar fakultetin arrinë të punësohet në Thertoren e mishit në Fushë Kosovë.

Pas mbajtjes së Plenumit të Brioneve, me rrëzimin e Aleksandar Rankoviqit dhe me përzënien e dogmatikeve nga pozitat udheheqëse fillojne deri diku edhe lehtesimet për shqipetarët e Kosovës andaj dhe profesor Zenel Kabashi arinë të punësohet në fabrikën ,,Progres” të Prizrenit, ndërsa punon edhe disa vite rradhazi ne hoteleri i cili ka treguar sukse në punën e tij, gjithashtu ka arritur ti mbledhë rreth vetes dhe ti sistemoj ne pune edhe shumë njerëz qe ishin të përndjekur politikisht.

Ai kontribuon pa rezervë në çdo punë të cilën e kishte pranuar dhe në saje të punës dhe përkushtimit arrinte gjithmonë të renditet në majat ma të larta por gjithmonë kishte presionë dhe e largonin nga pozitat udhëheqëse, deri ne vitin 1987 ku largohet përfundimisht nga masat e dhunshme dhe del në pension të parakohshëm.

Në vitin:1992 profesor Zenel Kabashi në Prishtinë ishte njëri nga rithemeluesit e partisë Nacional Demokratike Shqipetare dhe pas aktiviteteve politike ai në vitin 1995 arestohet përsëri nga organet policore serbosllave të cilët e burgosin profesor Zenel Kabshin së bashku me profesor Ibish Gashin dhe aktivistin Kujtim Çarkagjijën dhe i dënojnë me 2 vite heqje lirie, me burgim të cilët i dërgojnë në burgun e Dubraves nën akuzën “CENIMI I TERËSISË TERITORIALE TË RSFJ-se”.

Profesor Zenel Kabashi pas daljes nga burgu e vazhdon aktivitetin e tij politik dhe patriotik deri në fillimin e luftës në Kosove.

Pas mbarimit të luftës ai angazhohet dhe arinë që ti bashkojë tre partite Nacionaliste PNDSH-se, LNDSH-se dhe Ballin Kombëtar të Kosoves me një emer si Balli Kombëtar i Kosovës.

Me 28 Nëntor 2000, zgjidhet Kryetari i par i Ballit Kombëtar në Prizren

Me punën e tij të vazhdueshme Zenel Kabashi arriti te organizoje kongresin e Jashtëzakonshëm të Ballit Kombëtar në Prizren, me 7 korrik të vitit: 2001 dhe në zgjedhjet e para të pasluftës së Kosovës profesor Zenel Kabashi arinë të zgjedhet anëtar i Ballit Kombëtar në nivel Komunal si keshilltar në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Pas vetes la:

Bashkëshorten: Nybyvete ( Kubati ) Kabashi – Mësuese – Veterane e Arsimit

Djalin: Xhemal Zenel Kabashi – Ekonomist (Projekt Menaxher)

Vajzat: Teuta Kabashi Kerkezi – Ekonomiste

Dr. Dardane Kabashi Vezgishi – Specialiste e Mjekësisë Familjare

Dr. Elita Kabashi Besimi – Specialiste e Protetikës Stomatologjike

I perjeshem qofte kujtimi per TE…

Bedri E. Çejku: Kryetar i Ballit Kombëtar Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *