Me rastin e 28 Vjetorit të Epopesë së UÇK-së homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit prof dr Simir Krasniqi ,me zyrtarë institucionalë të Komunës së Prizrenit, Udhëheqës të Shoqatave të dala nga lufta, kryesia e Levizjes Vetëvendosje në Prizren, familjarë të dëshmorëve, ish komandant dhe qytetarë, bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, me këtë rast kryesuesi Simir Krasniqëi tha se sot këtu bashkë me ekzekutivin dhe deputetin Kujtim Gashi erdhëm të nderojmë këta që kanë bërë më së shumti për lirinë e Kosovës. Isa Berisha kryetar i OVL së UÇK-së në në Prizren në emër të shoqatave të dala nga lufta me këtë rast tha se sot, jemi këtu për të nderuar figurën legjendare të komandatit Adem Jashari dhe familjen legjendare Jashari, Andaj, urojë që këtë datë të rëndësishme tua urojë të gjthëve e veqanrisht qytetarëve të Prizrenit .Artan Abrashi kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Prizren, jemi këtu në hoamazhe dhe nga këtu nderojmë luftën dhe sakrificën për lirinë e popullit tonë. Andaj jemi këtu për të vlerësuar se sa e shtrenjtë është liria e Kosovës ,
Nga ku vijuan me homazhe edhe në shtatoret e heronjve kombëtarë: Ismail Kryeziu, Bashkim Sula ,Tahir Sinani ,Selajdin Berisha, , Pal Paluca, Agim Shala, Xhevat Berisha, Ismet Jashari – Kumanova, dhe te Monumenti i Lirisë, pranë shtatores së Remzi Ademajt – Komandant Petritit. Tri ditët e “Epopesë së UÇK-së” – 5, 6 dhe 7 marsi, janë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ku 28 vjet më parë Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij zhvilluan betejën më të lavdishme në Prekaz, me ç’rast filluan fundin e padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe humbjes së armikut të egër.
Kjo datë e rëndësishme historike, mobilizoi gjithë popullin, që me rezistencë të armatosur dhe heroike të UÇK-së solli lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës