Me rastin e Ditës së Poezisë me poeten; Vlora Rexhaj Morina

0

ME TY

————

Me ty jam prushi

që digjet në gji

Me ty jam mjalti

ma i ambël që t’ shkrihej

në buzë

Me ty jam qielli

mbushur plotë kaltërsi

Me ty jam puthja

përvëluar e natës

pa gjumë

Me ty jam rrezja ma e

bukur që t’fle nën qerpikë

Me ty jam ajri që mban në jetë

një zemër !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *