Me rastin e festës së 28 Nëntorit përurohet shtatorja e Heroit Tahir Sinani në Prizren

     Me rastin e festës së 28 Nëntorit përurohet shtatorja e Heroit Tahir Sinani në Prizren

 Lidhur me këtë ditë më parë  është  zhvilluar edhe një  takim mes  kryetarit Totaj dhe kryesisë so OVL së në Prizren . Kryetari Totaj  shkroi  se  takimin e radhës me grupin iniciues për ngritjen e shtatores së Heroit, ish–komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Tahir Sinani.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, shefi i kabinetit, z. Nehat Elshani, si dhe eprorët e ish-UÇK-së, z. Selim Krasniqi dhe z. Xhemshit Krasniqi si dhe kryetari i OVL e UÇK – se Prizren Isa Berisha .Gjatë diskutimeve u trajtua programi i aktiviteteve që do të mbahen me rastin e Ditës së Flamurit, më 28 nëntor 2025, në Parkun e Qytetit në Prizren, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Heroit Tahir Sinani.

Takimi ishte shumë i frytshëm dhe u dakorduam që kjo ngjarje e rëndësishme të organizohet në mënyrën më të mirë dhe më dinjitoze. Pra me datë  28 nëntor nën patronatine  kryetrit të  komuës  Shaqir Totaj   në ora 10,00  behen homazhe ne varrezat e  Dëshmorëve në Landovicë  kurse në ora 13.oo  në parkun e qytetit në Prizren  përurohet shtatorja e komandantit të Zonës  operative të Pashtrikiut Tahir Sinani