Me shkas- Ç’ kam qenë, ç’jam e ç’do të jem! –Shkruan;Irena DRAGOTI

            Miqësitë e reja në rrjete sociale shoqërohen shpesh me një lloj komunikimi shabllon nga falënderimet e urimet e me raste tek bisedat për hobet e njëjta . Në një nga këto njohje fillestare një zonjë më prezanton veten duke më thënë: -Tani nuk merrem me asgjë, por kam qenë dikush deri dje. Nuk e pyeta se kush kishte qenë por e pyes çdo të thotë në perceptimin tuaj zonjë fjala” Dikush”…

Si për analogji gjatë komunikimit më shkon mendja, rrufe, tek një zonjë e nderuar me të cilën jam mike ne facebook për afro dy vite! Megjithë heshtjen e saj fisnike zbuloj se kishte qenë përkthyese e mirë e një aktiviste e përkushtuar etj etj së cilës vitet nuk ia kanë zbehur dëshirën e punës dhe suksesit. Falë saj jam njohur me autorë, të cilët për hir të së vërtetës nuk i kisha lexuar më parë, jam njohur me letërsi të vendeve të ndryshme të botës por ajo më kryesorja, jam njohur me një grua që nuk e përmend askund se kush ka qenë dikur as kush është tani dhe pse puna e saj e manifeston më së miri se ç’do të jetë në të ardhmen! Faleminderit Irena Dono për këtë!

Dikush jemi të gjithë mendoj unë dhe ai bujku në arë , dhe ai mjeku, elektricisti, mësuesi, poeti etj etj. Dikushi nuk është profesion specifik por dikushi si status është një arritje dinjitoze e në rastin e zonjës i përkiste të shkuarës!

Referuar fakteve apo historisë në botë u mundova të sjell ndër mend shembuj me tendencën e të kuptuarit se cila vlen më tepër “ të qenit dikushi si dialektikë apo metafizikë?

Evarist Galua ishte student, kur shpiku ligje te matematikës por u nda nga jeta mjafti i ri. Ndërsa Giorgio Napolitano ,në moshën 94 vjecare shërbeu si president i Italisë.

Kush është pra determinuese në jetën e njeriut metafizika apo dialektika?

Warren Buffett, 94 vjeç, shkon çdo ditë në zyrën e tij dhe nuk ushqehet si bilioner, por me Mcdonalds të cilin nuk e tradhëton prej rinisë së tij.

Çfarë është reputacioni i njeriut dhe a e standardizojnë atë vetëm fragmente të jetes, kur për arsye që herë herë nuk varen nga ai, është pozicionuar në profesione të padashura për të por që ka mbetur rob i tyre gjithë jetën? Çfarë është reputacioni i njeriut kur për një hark kohor dhjetë vite i ka dhënë përvec kuletës personale apo një shoqërie të tërë më të mirën kolektive e më pas ka vegjetuar?

Çdo të thotë “Unë kam qenë dikush” dhe ky dikush për të cilin ti flet ç’ sistem referimi përdor për të dhënë vlerën hiperbolike të vetvetes?

Dostojevski vdiq i varfër dhe varrimi i tij modest nuk justifikoi gjenialitetin e tij , ndërkohë “një dikush”i vetemëruar prej një profesioni të përkohshëm pretendon panteonin?

A është panteoni sa lartësia e argjinaturës së brigjeve të një lumi apo abstraksion hyjnor ku njerëzorët pozicionohen sipas dëshirës!

Të rritur me figura si Lili Gruber, Pippo Baudo, apo Piero Angela fillova kujtoj se idhujt e mi të parë nuk i dëgjova kurrë të rrihnin gjoksin për çfarë kishin berë e dhënë , duke kuptuar se kishin punuar dhe ishin shpërblyer dhe pse ndoshta ishte pensionimi që i largoi nga arti jo vegjetimi

Lind pyetja…

A matet vlera e njeriut me arritje të përkohshme, në një fragment të jetës?

A duhet të kapet pas një suksesi të vetëm e të harrojë ç’është e çdo të bëhet kur ka gjithçka i duhet për të luftuar?

Njeriu nuk gjykohet por as mund të lartohet pafund për të shkuarën fragmentare të tij .

Kur e beri kritiken e Bethovenit, Fan Noli?

100 vite pas vdekjes së tij në 1927!

Pra reputacioni i njeriut nuk është “kohë e shkuar” por as fragmentar për sa kohë ti je gjallë. Jeta është një grafik i pafundmë pa të ndaluar askush të hysh në çdo pikë të tij në çdo kohë. Karl Gaus shpikjet e tij në matematikë i realizoi në moshë të vjetër.

Shprehja “kam qenë dikushi” a na lejon të ndërtojmë nje identitet metafizik suksesi?

Nuk mendoj se po, kur memoria më sjell para syve Platonin, Shekpirin, Gëten apo Dickinson, ndaj le të kuptojmë se racionaliteti na ndihmon të mos jetojmë gënjeshtërt.

Jo domosdoshmërisht anija jonë duhet te lundrojë në dete të paeksploruara, por mjafton të lundrojë! Shprehja butaforike “ kam qenë dikush” dhunon verbalisht largpamësinë e shikimit tonë .

Historia bëhet thjesht rekuizite e defiçencës së vazhdimësisë suaj.Atë “ dikushin” mendoje si një “ tullë” që ti vendose në një fushë të jetës jo si medalje që duhet t’a tundësh në mungesë vëmendjeje!

Ndaj mos e harro nuk të pyet njeri si ke qenë por si je e ç’plane ke për të ardhmen!/Marrë nga FB/transmeton /QendraPress.com/