Me shkas për këto zgjedhje-Shkruan:Arben Rashkaj, veteran i UÇK-së, që lirisë së Kosovës i ka fal gjymtyrë nga trupi i tij

0

Sot në këtë ditë dimri me reshje të dendura, memoria ime më risolli pamje të ngjashme të para dy dekadave të një udhëtimi nëpër malet e Pashtrikut për në Kukës. Rruga që po bëja ishte vdekjeprurëse për mua si një 17 vjeqar dhe për të gjithë ata që si unë rrezikonin jetën duke vrapuar as një ëndërre të bukur dhe shumë të vjetër ” Ëndërra për Liri”. ( kjo rrugë bëhej nga qindra luftëtar për të marrë armët e lirisë dhe shumë prej tyre u vranë nga pritat e armikut serb).

Këmbët e mia që atëherë ishin të dyja të shëndosha ( njëra tani nuk është më!), nuk ndalonin edhe pse gati të mërdhira nga lagështira dhe të ftohtit, çanin përpara borën e trashë e të rënd. Atëherë kisha një spjegim për forcën e tyre, ëndërrën për Liri, por tani nuk arrij ta kuptoj se si ka funksionuar atëherë!

Sot kur po shkruaj ndjej dhimbjen therëse që e shkaktonte mërdhirja dhe lëndimet nga këpucët të cilat përdridheshin shpesh si rezultat i terenit të vështirë dhe lagështira e përzier me baltë që ishte futur brenda tyre dhe sigurisht më duket gati e pabesueshme se si vazhdoja të mos ndaloja.

Liria erdhi vëllëzër shqiptar të Kosovë. Kosova u bë shtet me shpalljen e Pavarsisë në 2008, dhe “Ëndërra për Liri” u bë realitet. Ndërsa sot, kush po e bënë “Raritet” ? Kush po zgërdhihet e përqesh me sakrificat mbinjerëzore të djemëve dhe vajzave, burrave e grave që u sakrifikuan për të?

E po unë nuk dua të rri duar kryq dua të angazhohem edhe një herë me tërë forcën që kam për ta ruajtur e mbrojtur vlerën e pa përsëritëshme të sakrificës për Liri.

Kam reflektua shumë gjatë për të marr këtë vendim dhe pasi u binda që në Kosovën time ka njerëz që i thonë vetës shqipëtar për çka po dyshoj, u gëzohet akuzave, burgosjeve, përbaltjeve të ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së nga gjyqe politike, madje edhe nga politikan e përfaqësues të zgjedhur nga udhëheqës institucionesh e drejtues të partive politike. Kam vendosur të angazhohem në

Partia Demokratike e Kosovës – PDK

, si subjekti politik që bart brenda vetës vlerat e trashëguara nga e shejta UÇĶ si subjekt që angazhohet në mbrojtjen dhe përjetësimin e ëndërrës për Liri.

Ska rëndësi (me një a me dy këmbë), me dhimbje e me vuajtje, kam vendosur që të punoj e mbështes këtë parti politike për të qeverisur vendin tim sepse besoj tek njerëzit e saj dhe dua të sigurohem që fëmijët e mi të mos mendojnë kurrë se babaj i tyre ka qenë kriminel, por ka qenë hero i cili ka sakrifikuat për të ardhmen e tyre, per dinjitetin e tyre. Dhe kjo e ardhme mund të sigurohet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe njerëzit e saj.

Këto zgjedhje janë vendimtare për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar prandaj duhet mbështetur figurat dhe kandidatët e PDK sidomos ata pa kontributin e të cilëve nuk do të ishim shtet.  Të gjithë për PDK-në/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *