Me shkas- Veprimtari i OMLK në Kosovë dhe LPK e Gjeneralit të UÇK Sadik Halitjaha-Shkruan;Xhevat Zekaj

0

 Jo pa shkas  po shkruaj për ngjarjet e Pranverës Shqiptare 1981.

    Sadik Halitjaha , ky uragan i Ilegales e njeri nder udhëheqësit me aktiv dhe me te vendosur i cili Lëvizjes Ilegale i dha shumë ne momentet me delikate e te vështira kur ajo kishte mbetur pa një pjese te kreut te saj kur edhe kërkohej qe angazhimi i strukturës te ishte mbi mundësit sepse situata organizative kishte besuar nga arrestimet e shumta andaj këtu edhe duel ne pah aftësia dhe guximi revolucionar i këtij veprimtari ne Kosovën e pushtuar kur UDB po merrte masa drastike te represionit e te dhunës ndaj veprimtarëve dhe patrioteve te cilët po vepronin kundër robërisë ….

Se vërtet ngjarjet e Vitit 1981 nuk ishin te vetmuara dhe spontane por ne kontinuitet e te përgatitura ne baze te rrethanave e mundësive duke mos harruar si ngjarjet e me parshme ashtu edhe ndihmën e Shqipërisë dhe te Udhëheqjes shqiptare ne krye me Udhëheqësin Enver Hoxha ….

Këtu është edhe theksi kur shkruan Gjenerali e sqaron sepse ,thotë ai, po i kem realitetit te kohës atëherë do te kemi nje realitet tjetër e qe nuk përkoj me faktet sepse i tere ai potencial revolucionar i rinise se Kosovës dikund edhe e gjente motivin dhe mbështetjen për një aktivitet kaq te madhe e te përkushtuar kur dhuna e arrestimet ishin drakonike!

Dhe pikërisht, kjo mbështetje e shtytje nuk vinte vetëm pse Kosova ishte e robëruar por edhe nga ajo se veprimtaret qe drejtonin ketë veprimtari e qe ishin te organizuar ne Lëvizjen Ilegale LPRK orientimet, shtytjen ,mbështetjen e kishin nga Shqipëria e cila nuk kursente asgjë për një përkrahje e mbështetje konkrete ne luftën e drejt te popullit shqiptare qe jetonte ne trojet e veta nën Jugosllavi!

I takon nje veprimtari si Sadik Halitjaha qe të shkruaj e te paraqes rrethanat organizative te asaj kohe dhe atyre viteve sepse ishte njeri nder përgjegjësit qe me peripeci e sakrifica te mëdha krijoi lidhjet mes veprimtarëve ne pjesën me te me dhe te territorit te Kosovës si dhe ishte drejte përderejt ne kontakt me segmente te caktuara te shtetit shqiptar, prandaj askush me tepër se ai nuk e njeh realitetin si organizativ po edhe atë te mbështetjes se Kosovës nga Shqipëria dhe synimet reale te shtetit shqiptare ndaj kësaj pjese te tokës shqiptare !

Është e kuptueshme qe mllefi për një qasja nihiliste , te segmenteve te caktuara shtetërore, ndaj një realiteti te cilin e paraqet me argumente ky bërës i punës ne teren gjate gjithë këtyre viteve deri me çlirimin e Kosovës duhet te ndërgjegjësoi shtetin sepse këto te arritura janë bere me shume sakrifica e mund, burgje , lot e gjak te veprimtareve e te popullit tone sidomos nga Pranvera Shqiptare 1981…..!

Uroj qe kjo qasje për te cilën apelon Gjenerali mbi këto ngjarje te ndërgjegjësoi njerëzit e institucioneve shtetërore dhe instituteve shkencore qe ne mënyre adekuate e shkencore t’u qasen te gjitha periudhave te kesaj veprimtaria e cila solli lirinë e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *