Më shumë se 30 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës
Që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë.Kështu bëri të ditur për lajmi.net ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se pesë mijë prej tyre kanë shkuar vetëm gjatës së dielës. Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova dhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me virusin COVID-19. Të dyja vendet janë duke u munduar që të rikthejnë turizmin në nivelin e dikurshëm.