Me tenderomani sivjet kemi vetëm “shpëlarje” sa për ti mbush xhepat e individëve

0

Liman Asllani kryetar I Klubit të Afaristëve të Prizrenit.,se a do ta nxjerrë nga kriza ekonominë tani ligji për rimekëmbjen ekonomike i votuar në ndëgjimin e parë? Pohon;-‘ ‘’Procesi i miratimit të rregullativës ligjore për rimëkëmbje po ec me “këmbët e breshkës” ndërsa kriza po thellohet me shpejtuesin e “zërit”. Fillimisht 300 milion euro do te kishin efekt më të madh ngase do të krijonin multiefekte, por mbas 6 a 7 muajsh edhe një miliard nuk do ta ringjall ekonominë. Qeveria është dashur te “ngrij” investimet kapitale këtë vit dhe të luftoj qe ta mbajë në këmbë ekonomin e jo ta varros. Me tenderomani sivjet kemi vetëm “shpëlarje” sa për ti mbush xhepat e individëve qe po e rëndojnë për ditë e më shumë biznesin privat. Investimet sivjet janë shterpe andaj është dashur të ndalen. Këto mjete është dashur me i orientua ne arsim, shëndetësi, polici, FSK dhe biznesin privat qe për 20 vite mbushi buxhetin e konsoliduar. të Republikës. Pushtetarët në nivel qendror dhe lokal së bashku me shtyllat tjera që ja kanë “vu drynin” institucioneve të veta është dashur vullnetarisht te heqin dore nga 50 përqindëshi i pagave te majme ngase nuk kane punuar as me 25 për qind te kapaciteteve. Por jo kjo nuk ndodhi e as qe do te ndodh sepse këta e duan pushtetin e jo shtetin. Kjo është një rrezik që po kanoset vazhdimisht dhe shtetësia po degradon me tërheqjen e njohjeve dhe rrezikun qe ti humbim aleatet me te devotshëm./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *