Me vota 69 për, Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës
Me 69 vota për, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë, shkruan Reporteri.net. Kundër zgjedhjes së Konjufcës në krye të Kuvendit, kanë votuar 33 deputetë, gjersa nuk ka pasur asnjë abstenim.Konjufca ka thënë se nuk është i emocionuar që po rikthehet në këtë pozitë.Pas zgjedhjes së Konjufcës si kryetar, po vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Gjatë ditës së sotme, përpos konsituimit të Kuvendit, pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2