Mediat botërore shkruajnë për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

0

                         Kosova ka hapur gjatë ditës së sotme ambasadën e saj në qytetin e Jerusalem, ashtu siç ishte marrë vesh në momentin e vendosjes së marrëdhënieve dimplomatike me shtetin e Izraelit.Kjo u raportua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.“Kosova hapi ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem të dielën, duke u bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe Guatemalën, si vendet e vetme me ambasada në një qytet, statusi i të cilit është në zemër të konfliktit Izraelo-Palestinez”, shkruan reuters.“Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem pasi u bë territori i parë me shumicë myslimane që njohu qytetin si kryeqytetin e Izraelit”, ka shruar gazeta britanike theguardian.Gjersa agjencia pro qeveritare turke, Anadolu Agency ka raportuar se Kosova ka bërë një lëvizje kundërthënëse me qëndrimin e shtetit të Turqisë.Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi të dielën se ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Izrael në qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit”, shkruan associatedpress.“Kosova hap ambasadën në Jeruzalem, javë pas vendosjes së marrëdhënieve me Izraelin”, raporton radio evropaelire.Edhe përtej oqeanit, mediumi australian, Canberra Times raportoi se Ministria e Jashtme e Kosovës ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit.Gjersa dy prej mediumeve më të mëdha izraelite, timesofisrael dhe jerusalempost, shkruajnë se Kosova bëhet vendi i parë evropian dhe me shumicë myslimane që hapi ambasadën e saj në Jerusalem, pas lëvizjeve të ngjashme nga SHBA dhe Guatemala.Ndryshe, Kosova dhe Izraeli javë më parë kishin nënshkruan marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dyja vendeve, disa muaj pasi dyja shtetet kishin njohur njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *