Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Vjosa Osmanin, presidenten e re të Kosovës

0

Zgjedhja e një gruaje për presidente në Kosovë për herë të dytë mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare.“Reuters” e nis artikullin duke thënë se Vjosa Osmani, një juriste me profesion, u shkollua në SHBA dhe se ishte kandidatja e Vetëvendosjes për postin e presidentes. “Vjosa Osmani ishte në detyrë si presidente e Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqje për shkak se u përballë me gjyq për krime lufte në Holandë”, shkruan Reuters. Për zgjedhjen e Osmanit presidente shkroi edhe e famshmja gjermane “Deutsche Welle” e cila në rreshtin e parë e quan atë lidere karizmatike.“Liderja karizmatike 38 vjeçare mori mbështetjen nga parlamenti në një votim që u bojkotua nga parta serbe. Ish-presidenti Hashim Thaçi e la postin në nëntor pasi u akuzua për krime lufte”, nis shkrimi i DW. Gazeta turke “Anadolu Agency”, derisa dha lajmin se Kosova ka një presidente të re tregoi pak edhe për figurën e Osmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *