Mediumi kroat për aferën e ambasadorit Martin Berishaj: Skandal diplomatik? Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për pastrim parash

                              Ka kohë që mediat në slloveni kanë vluar me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, meqë përflitej se diplomati kosovar dyshohej si i përfshirë në një skandal të shpërlajrjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.Siç raportonin mediat në Slloveni, Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.Këto raportime për ambasadorin Berishaj tek tash po jepen edhe nga mediat në Kroaci. Për aferën sot ka shkruar mediumi kroat “24sata.hr”.“Një skandal diplomatik? Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për shpërlarje parash”, është titulli i mediumit kroat.