Mehaj: Brezat e rinj janë e ardhmja e ushtrisë e motivi ynë më i madh për punë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur një takim me të rinjtë e të rejat e Prizrenit e të Gjakovës.Gjatë bashkëbisedimit me ta, Mehaj tha se brezat e rinj janë motivi më i madh për punë derisa ka rikujtuar se mbetet i hapur aplikimi për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike”, shkroi ai në Facebook.“Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm”, tha tutje Mehaj. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Ushtria kërkon art të të luftuarit, andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos buroj në Gjakovë. Këto dy qytete kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës, poaq sa edhe i jetesës në harmoni.
Qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht, ndjenë përgjegjësie e fisnikërie që trashëgohet brez pas brezi.
E njejta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike.