Mehaj për FSK’në: Nga sot pranojmë të rinj edhe deri 25 vjeç 
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se, duke filluar nga sot, nuk do të ketë kufizime në numër në FSK, dhe se të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në moshën 25 vjeç.Tri projektligjet për ushtrinë e Ministrinë që u miratuan sot në Kuvend, Mehaj i quajti si mjet për avancim të bazës ligjore të funksionimit të FSK’së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Nga sot, Ushtria e Republikës së Kosovës nuk ka kufizim në numër, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç. Sot, Kuvendi me shumicë votash miratoi tri projektligjet themelore me të cilat avancohet fuqishëm baza ligjore e organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, njoftoi Mehaj në Facebook. Këto projektligje, tha ai, janë në përputhje me standartet e NATO’s.“Këto projektligje janë sukses i madh i gjithë Republikës së Kosovës sepse kemi avancuar bazën ligjore në përputhje me interesat tona shtetërore dhe standardet më të larta të legjislacionit të vendeve anëtare të NATO-s”. /Reporteri.net/.