Memli Krasniqi e refuzoi ftesën për takim pas zhvillimeve të fundit në veri
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka refuzuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani, për takim gjatë ditës së sotme. Pas zhvillimeve të fundit dhe sulmit terrorist në veri të vendit, presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim me kreun e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe partitë opozitare, derisa njëra parti ka munguar.PDK është partia opozitare e cila e refuzoi ftesën e presidentes Vjosa Osmani, thonë burimet e Gazeta Metro.Deri më tani nuk dihen arsyet se pse PDK dhe lideri i saj Memli Krasniqi refuzuan ftesën. Në takim me Osmanin sot ishte lider i i LDK’së, Lumir Abdixiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinja. Abdixhiku pas takimit tha se ka shprehur domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia, si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve. “Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”, tha ai. Haradinaj pas takimit në një konferencë për media tha se biseduan për situatën e sigurisë në vend pas sulmit terroristë që ndodhi të dielën në veri. “Me ftesë të presidentes shkova në këtë takim lidhur me situatën e Kosovës. Biseda ishte kryesisht me situatën e sigurisë nga zhvillimet në vend të ditëve të fundit të ndërlidhura me sulmin terroristë në veri ku humbi jetën, Afrim Bunjaku”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj potencoi se ngjarja që ndodhi të dielën ishte terrorizëm i pastër dhe sipas tij “rreziku vazhdon edhe më tutje”. “Kosova edhe në të kaluarën është përballur me situata të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla. Për shkak se rreziku vazhdon edhe me tutje, është prezent rreziku”.