Memli Krasniqi kërkon vota për Totajn

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në një tubim me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totajn.Totaj, ka njoftuar se bashkë me Krasniqin janë takuar me simpatizantë të partisë, në konakun e ish-komandantit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi.Aty kanë kërkuar besimin për zgjedhjet e tetorit.“Konaku i komandantit të shquar të Prizrenit, Xhemshit Krasniqi, ishte vendtakimi me strukturat tona të Lagjes së Trimave. Si gjithmonë, bisedat tek komandanti vizionar i UÇK-së ishin plotë energji dhe entuziazëm. Në bastionin tonë elektoral të pathyeshëm, mora sinjalin e fuqishëm që si PDK jemi në rrugë të duhur për të fituar zgjedhjet e për të qeverisur drejt e mirë në katër vitet e ardhshme”, shkruan Totaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *