Memli Krasniqi: Rahoveci është kryeqyteti i bujqësisë, me punëtorë fisnikë të cilët do t’i mbështesim me fondin e Rimëkëmbjes

0

                  Nënkryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat me numër 5, ka qëndruar sonte në Komunën e Rahovecit ku së bashku me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj, kanë shpalosur Planin e Rimëkëmbjes I cili parasheh fond prej 1 miliard euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat dhe bizneset. Krasniqi ka thënë se Rahoveci është kryeqytet I bujqësisë në Kosovë, ku punëtoret fisnikë e fitojnë bukën me shumë punë e djersë. “Zhvillimi i bujqësisë për ne ka qenë dhe është prioritet, andaj për fermerët dhe vreshtarët do të rrisim mbështetjen financiare, përmes granteve dhe subvencioneve. Mbështetja e fuqishme për PDK-në u konfirmua edhe në fshatin Fortesë, ku takuam qindra qytetarë që tashmë kishin vendosur që të votojnë për #Rimëkëmbje. Vota për PDK-në është votë që Rahovecit dhe Kosovës ia sjellë ndryshimet që qytetarët po i kërkojnë gjithandej vendit”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *