Memli Krasniqi takon të rinjtë – prezanton planin e Rimëkëmbjes
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat për deputet me numër 5 ka takuar sot qindra të rinj nga qytete të ndryshme, me të cilët ka bashkëbiseduar për planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e rinisë. I shoqëruar nga kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku, nënkryetari i PDK ka thënë se të rinjtë gjithmonë janë mbështetur dhe do mbështeten nga qeverisja e PDK-së. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se para të rinjve ka shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës. “Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para të cilëve shpalosëm programin e PDK për #Rimëkëmbje të shtetit tonë.”, ka shkruar Krasniqi.