Memli Krasniqi; Të rinjtë e Prizrenit që kanë ide inovative
Të rinjtë e Prizrenit që kanë ide inovative do të kenë përkrahje të parezervë nga kryetari në ardhje, Shaqir Totaj, i cili ka programin më të mirë për zhvillimin e Prizrenit.
Falë politikave të Partisë Demokratike të Kosovës, sot Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ku kishte qëndruar më parë KFOR-i gjerman, është shndërruar në një vend ku shumë të rinj po realizojnë ëndrrat e tyre për biznese të reja.
Gjatë vizitës në Qendrën e Inovacionit Makerspace, pashë një entuziazëm të lartë dhe qeverisja e re në Prizren do të jetë përkrah këtyre të rejave dhe të rinjve në hapjen e bizneseve të reja inovative.