Mendoj se është dashur të mirret shembull nga disa shtete sidomos Suedia

0

Shaqir Totaj,Nënkryetar i PDK-së ,kryetari I Degës në Prizren, lidhur me rrethanat e Kosovës a kanë pak shpresë që ekonomikisht do kenë forcë ta tejkalon këte dëm të shkaktuar nga pandemia pohon; “Menaxhimi jo adekuat i pandemisë ka krijuar dëme ekonomike proporcionalisht shumë më të mëdha se sa rreziku shëndetësor nga virusi i  cili padyshim se ekziston.

   As qeveria e kaluar e as kjo e tanishmja nuk kanë treguar sens për tu përballur me sfidën serioze të quajtur Covid 19. Masat që ndërmirren për tu përballuar me pandeminë kam përshtypjen se janë produkt i një casje eksperimentale dhe jo studioze e analitike. Megjithate, mendoj se është dashur te mirret shembul nga disa shtete sidomos Suedia, që kanë dijtur të menaxhojnë gjendjen e krijuar dhe në masë të madhe kanë evituar pasojat ekonomike. Sidoqofte asnjëherë nuk duhet dorëzuar por duhet vazhduar në drejtim të gjetjes së mënyrave dhe mjeteve që tanimë në këtë fazë të paktën të minimizohen pasojat. Kam përshtypjen se do të duhej të dijmë të mësojmë nga gabimet tona të deritanishme. Koha nuk pret, vonesa të mëtutjeshme eventuale do të prodhojnë pasoja akoma më serioze. Megjithate unë jam gjithmonë optimist./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *