Mendoj se Shaqir Totaj i ka gjasat më të mëdha për tu ulur në karrigen e të parit të qytetit -Shkruan:Bashkim HOXHA
Nuk e di sa mund të konsiderohem i paanshëm nëse japë ndonjë prognozë pasi që unë me kohë kam shfaqur opinionet e mia përkitazi me qeverisjen lokale të Prizrenit këto vitet e fundit. Jam përpjekur të nxjerr në pah ngecjet, mospërmbushjen e premtimeve elektorale, degradimin e qytetit… që është i dukshëm për syrin e lirë qytetar. Me fjalë të tjera, pushteti Haskuka (LVV) ka dëshmuar qasje të gabuar në raport me ndërtimin e politikave efiçente që do të çonin drejt zhvillimit të qytetit dhe të fshatit. Nocioni qytetar, prospepim, avancim zhvillimor në trajtën e ndryshimeve në kuptimin e kalimit nga e vjetra në të renë që ka qenë zotim gjatë diskursit politik premtues elektoral të VV-së, kanë kuptim më të gjerë se sa ajo që kemi parë dhe po e shohim gjatë mandatit të pushteit Haskuka( LVV). Personalisht kam qenë kritik në kontinuitet kundruall secilit pushtet lokal dhe atij qendror. Kjo jo për çështje manie për t’u identifikuar me atë pjesën e kritizerëve që kapen pas detajeve shpeshherë të parëndësishme. Po ekzistojnë një mori parimesh mbi të cilat ndërtohen tezat, botëkuptimet, konkluzionet … që na ndihmojmë të përqëndrohemi në pikat mbi të cilat vendosim skedat e konceptit në atë çka është mirë dhe çka e keqe, idealen dhe realen, progresin dhe regresin, zhvillimin dhe degradimin, ecjet dhe ngecjet e kështu me radhë. Sa i përket garës në Prizren, më duhet ta përsëris atë që po e thonë çdo ditë qytetaret e shumtë. Mendoj se gara do të jetë interesante dhe mjaft joshëse. Në njërën anë kemi VV-në e cila ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin ndërsa në anën tjetër kemi një opozitë e cila ka mjaft çka të thotë, kuptohet nëse dëshiron ta thotë. Votuesi i VV-së ka përballë dy momente që deshëm ose jo ta pranojmë, e vënë shumëkënd në sikletin e dilemës se çfarë të bëj; të votoj si herën e kaluar apo ndryshe, ose të mos dalë fare në zgjedhje ! Elektorat i VV-së është krijuar rishtas në kuptimin e trupës elektorale dhe simpatisë ndaj subjektit që e ka votuar, që sipas asaj që po shohim dhe dëgjojmë zhgënjimet e shumë votuesve të VV-së janë të zhgënjyer. Në këtë rast përjashto militantët e dashuruar në ekstrem të cilit nuk pyesin shumë se si do të shkojnë rrjedhat, ata janë si të thuash të betuar për subjektin ku militojnë. Militantët ekzistojnë në secilën parti, diku më pak e diku më shumë. Mirëpo, votuesi i ftoftë i VV-së, ai/ajo që vërtetë e duan dhe besojnë në ndryshimet poztive dhe që kanë votuar për z. Haskuka (LVV) për ta ndryshuar mënyrën e qeverisjes për të mirë. Sipas mendimit tim një numër i madh prej tyre do të gjenden në një pozitë si me thënë hamendësuese. Simpatia e krijuar rishtas për subjektin në njërën anë, përballja me gjendjen e amortizuar të Prizrenit në qytet dhe në fshat në të gjitha sferat e jetës si pasojë e keqqeverisje Haskuka / VV në anën tjetër, krijojnë premisat e ndryshimit në mënyrën e mendimit ndaj diçkaje, në këtë rast ndaj asaj çfarë po ndodhë tash e gati katër vjet në Prizren. Kur i them këto që sapo thash jam i vetëdijshëm se në perceptimet e shumëkujt mund të tingëllojë si shumë subjektive. Për hir të së vërtetës, siç e ceka më lart, kritika kemi bë edhe ndaj pushteteve paraardhëse. Mirëpo me gjithë lëshimet e mundshme, që për teoritë dhe praktikat politike janë të njohura lëshimet e llojeve nga më të ndryshmet kur qëndron gjatë në pushtet. Lëshimet, gabimet… përveç tjerash ndodhin edhe për shkak të shumë punëve që kryhen gjatë shumë mandateve. Dorën në zemër, pushtetet paraardhëse të Haskukës / VV, kanë kryer punë jo të vogla. Besoj të gjithëve na kujtohet gjendja e infrastrukturës në vend veçanërisht e fshatrave. Më vjen keq të nxjerrë një paralele të tillë por rrugët e lagjes ku kam lindur e jam rritur unë dhe vazhdojë të jetojë nuk kanë pasur ndonjë dallim prej rrugëve të fshatrave të Kandaharit në Avganistan ndoshta edhe më keq. Ujësjellësin dhe kanalizimet i kemi ëndërr. Në një kohë të shkurtër në një vend të sapo dalë nga lufta është investuar shumë herë më tepër se për vitet e kaluara dhe, këtë realitet përveç se duhet ta pranojmë. Gara për Prizrenin me sa kam njohuri do të zhvillohet në mes PDK’së me z. Shaqir Totaj kandidat, Nisma Soicialdemokrate me z. Zafir Berisha kandidat, LDK me z.Anton Quni kandidat, LVV me gjasë Mytaher Haskukën (ende e pakonfirmuar) kandidat dhe AAK që ende nuk e kanë zyrtarizuar kandidatin. Personalisht kam miqësi të shumta në shumicën e subjekteve politike në qytetin e Prizrenit. Ka njerëz të mirë në të gjitha subjektet por varet sa kanë hapësirë veprimi. I përcjellë me vëmendje aq sa kam mundësi aktivitetin e subjekteve; qasjet, deklaratat, angazhimet, performancën, kritikat konstruktive ose jo, propagandën, pasqyrimin e gjendjes në Prizren etj. Mendoj se z. Shaqir Totaj i ka gjasat më të mëdha për tu ulur në karriken e të parit të qytetit. Në këtë rast mund t’i numëroj një varg argumentesh qoftë në mënyrën e të bërit opozitë /qendrapress.com/