Mendojë se një masë e tillë ka qenë e nevojshme
Durak Zyrapi Kordinator i zyrës regjionale të Shëndetit Publik në Prizren,lidhur me rikthimin e masës së ndalimit gjatë orës 21.00, deri në 5 të mëngjesit pohon:-“ Duke pasur parasysh inspektimet e vazhdueshm të inspektoratit Sanitar të nivelit Qëndror dhe atij Komunal, me qëllim të parandalimit të përhapjes së viruesit dhe vërejtjet e tona se mos respektimi i masave sjellë ndalesë të mundshme, një vërejtje e tillë nuk është respektuar ( edhe përkundër gjobave të shqiptuara), prandaj, mendoj se një masë e tillë ka qenë e nevojshme. Kontrollat zyrtare do të vazhdojnë në ditët e ardhme në lokalet shërbuese dhe institucionet publike. Se bashku me qytetarët mundemi dhe duhet ta kalojme këtë situatë me qëllim të heqjes së masës së ndalesës”/qendrapress.com